• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Publikohen pamje të kaosit në Liverpool pasi një makinë përplasi tifozët, la të plagosur të paktën 50 persona

27/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Festa e tifozëve të Liverpoolit u kthye në tragjedi të hënën mbrëma, kur një makinë u fut në turmën e njerëzve në qendër të qytetit, duke lënë të lënduar gati 50 persona, përfshirë katër fëmijë.

Incidenti ndodhi në rrugën Water Street, pranë ndërtesës së njohur Royal Liver, menjëherë pasi rrugët ishin rihapur pas paradës së fitores në Premier League. Një 53-vjeçar britanik, i bardhë, është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe autoritetet kanë konfirmuar se incidenti nuk po trajtohet si akt terrorist.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur automjeti godet turmën dhe më pas vazhdon përpara me shpejtësi, duke i shtypur të pranishmit. Në një tjetër video shfaqen policët duke rrethuar makinën dhe mbrojtur drejtuesin nga turma e zemëruar.

VIDEO

Sipas shërbimit të urgjencës North West, 27 persona u dërguan në spital, ndërsa dy prej tyre, përfshirë një fëmijë, janë në gjendje të rëndë. Edhe 20 persona të tjerë janë trajtuar në vendngjarje.

Dëshmitarët përshkruajnë skena të tmerrshme. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Një person u hodh në ajër gjashtë metra larg,” tha Les Winsper, 55 vjeç. Ndërsa miku i tij, Craig Steward, shtoi: “Ishte kaos – njerëz që qanin, fëmijë të traumatizuar. Është gjëja më e frikshme që kam përjetuar.”

Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi incidentin si “të tmerrshëm”, ndërsa klubi Liverpool FC ka shprehur solidaritetin me të prekurit.

Autoritetet kanë konfirmuar se nuk po kërkojnë persona të tjerë në lidhje me rastin. Hetimet vazhdojnë.

Next Post

Agjenda e ditëve të para të Tares si drejtor sportiv i Milanit – nga trajneri i ri te afrimet dhe largimet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.