Franca është kombëtarja e parë e madhe që ka publikuar listën zyrtare me 26 lojtarët e thirrur për të përfaqësuar “Gjelat” në Kupën e Botës 2026, e cila nis zyrtarisht më 11 qershor.
Trajneri Didier Deschamps ka lënë jashtë dy emra të njohur. Befasia më e madhe është lënia jashtë e mesfushorit të Real Madridit, Eduardo Camavinga. Por surprizë është edhe lënia jashtë e sulmuesit të PSG-së, i huazuar te Tottenham, Kolo Muani.
Portierë: Maignan (Milan), Risser (Lens), Samba (Stade Rennais)
Mbrojtës: Digne (Everton), Malo Gusto (Chelsea), Lucas Hernandez (PSG), Théo Hernandez (Al-Hilal), Konaté (Liverpool), Koundé (Barcelona), Lacroix (Crystal Palace), Saliba (Arsenal), Upamecano (Bayern)
Mesfushorë: Kanté (Fenerbahçe), Koné (Roma), Rabiot (Milan), Tchouaméni (Real Madrid), Zaïre-Emery (PSG)
Sulmues: Akliouche (Monaco), Barcola (PSG), Cherki (Manchester City), Dembélé (PSG), Doué (PSG), Mateta (Crystal Palace), Mbappé (Real Madrid), Olise (Bayern), Thuram (Inter)