Faza vendimtare e Superligës së Kosovës në basketboll fillon tani.
‘Qershia mbi tortë’ apo “Play-off”-i i Superligës së Kosovës pritet të dhurojë spektakël në tribuna dhe sfida të bukura në parket.
Në gjysmëfinale janë kualifikuar direkt Bashkimi dhe Trepça, derisa në çerekfinale do të përballen vendi i tretë me të gjashtin, Sigal Prishtina-Vëllaznimi dhe i katërti me të pestin, Golden Eagle Ylli-Peja.
Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, derisa më pas, skuadra që shënon tri fitore kalon në finale. Për të fituar titullin duhen katër fitore.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve çerekfinale, me sfidat që zhvillohen menjëherë në mesjavë.
Të mërkurën, serinë e çerekfinaleve e hap dueli mes Prishtinës dhe Vëllaznimit, duel ky që zhvillohet në Pallatin e Rinisë në kryeqytet, nga ora 19:00.
Ylli – Peja zhvillohet të ejten në palestrën ”13 Qershori” në Suharekë, po ashtu nga ora 19:00.
Duelet e dyta të çerekfinaleve zhvillohen në Gjakovë dhe Pejë respektivisht në vikend.
Të gjitha këto takime mund ti ndiqni drejtpërdrejt në platformën “Telkos”.