• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pulisic, 16 mijë kilometra për dy miqësore

07/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Christian Pulisic do të duhet të udhëtojë 16 mijë kilometra me avion përpara se të kthehet në Itali. Lojtari rrezikon të kthehet pak si shumë i lodhur, për ndeshjet e rëndësishme që e presin Milanin. Ai është simboli i kursit të ri të kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atë e presin dy ndeshje miqësore, ndaj Kanadasë dhe Zelandës së Re.

Atij i duhet të udhëtojë me një itinerar Milano-Kansas City-Cincinnati-Milano- për rreth dhjetë ditë. Një vit më parë ai mbërriti shumë i lodhur nga një udhëtim i tillë dhe luajti, ndoshta edhe për këtë arsye, një derbi të tmerrshëm. Një nga ndeshjet më të këqija të sezonit të tij.

E tani trajneri Fonseca, për të mos përsëritur rastin e vitit të kaluar, do të duhet ta mbajë amerikanin jashtë njëmbëdhjetëshes kryesore në ndeshjen e së shtunës kundër Venezias, që luhet pak më shumë se 48 orë pas zbarkimit të Pulisic në Itali.

Java e Milanit përfshin Venezian, Liverpool dhe Inter, të gjitha në San Siro dhe Cristianit do t’i duhet të luajë shumë, sidomos në dy sfidat e fundit. Ndaj do të ishte mençuri nga ana e Fonsekës që ta lerë pushim amerikanin. Megjithatë trajneri i kuqezinjve shpreson që të paktën Pulisic të mos luajë të dy ndeshjet me kombëtaren amerikane.

Next Post

Klopp kritikon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.