Milani siguroi fitoren e tretë radhazi në javën e 4-t të Serie A, duke fituar 3-0 ndaj Udineses falë një performance të shkëlqyer nga Pulisic. Pasi kontrolluan ndeshjen për pjesën më të madhe të 45 minuave të para iu afruan shumë golit me anë të Gimenez, kuqezinjtë u zhbllokuan në minutën e 40-të me amerikanin, duke përfituar nga një ngatërresë midis Kristensen dhe Sava.
Në fillim të pjesës së dytë, Runjaic e futi në fushë ekipin e tij me një sulm të dyfishuar, por Milani e vulosi fitoren në tetë minutat e para me golat e Fofana dhe golin e dytë të Pulisic.