• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pulisic debutoi me gol në Serie A: Me Milanin dua të fitoj gjithçka

22/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Debutoi me gol në Serie A, Pulisic: Me Milanin dua të fitoj gjithçka.

Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A, duke marrë një fitore në udhëtim.

Rossonerët triumfuan në udhëtim te Bologna me rezultat të pastër 0-2, ku shkëlqyen edhe transferimet e reja.

Christian Pulisic debutoi me gol në Serie A, teksa realizoi në mënyrë spektakolare për t’i dhënë Milanit një tre pikësh të madh nga udhëtimi te Bologna.

Pas ndeshjes reprezentuesi amerikan ka thënë se ka qenë një natë perfekte, derisa e ka cilësuar si të pabesueshme që është pjesë e Rossonerëve.

“Mendoj se ishte një natë gati perfekte, sepse duke e vënë menjëherë në shina ndeshjen, pas 20 minutash, e kishim më të lehtë për tri pikët e para. Pastaj, të mos pësonim gol ishte një tjetër mesazh i rëndësishëm, pasi në këtë mënyrë ne sulmuesit mund të luajmë shumë herë më të qetë përpara”.

“Për mua ishte diçka e pabesueshme që të vija te Milani, por tani që jam këtu dua ta shijoj në maksimum këtë aventurë. Unë erdha dhe pranova, pasi jam i bindur se me Milanin mund të fitojmë titullin kampion në fund”.

“Jemi të ndërtuar për të dalë të parët, pasi ofruan momente lojë shumë interesante dhe tani e në vazhdim vetëm mund të përmirësohemi. Madje, nuk duam vetëm titullin, por t’i shkojmë deri në fund edhe Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampioneve”, u shpreh sulmuesi amerikan.

Next Post

Behar Fetahi prezantohet te Maribori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.