“Blues Brothers” panë sërish dritën, si në filmin prodhim hollivudian. Kristian Pulisiç dhe Ruben Loftus-Çik u larguan së bashku nga stadiumi i Pragës të enjten dhe sezoni i tyre vazhdon të ecë paralelisht. Ata janë “Blues Brothers” sepse kanë ardhur së bashku nga Çelsi.
Me të hequr fanellën blu, veshën atë kuqezi. Dhe ata panë dritën sepse nuk kanë luajtur kurrë kaq mirë. Kundër Veronës ishin titullarë dhe si gjithmonë bënë diferencën, sidomos amerikani që shënoi golin e 5000-të të “Djallit” në Serinë A.
36 MILIONË — Pulisic dhe kolegu i tij anglez ishin goditjet e verës. Milani e pagoi amerikanin 20 milionë dhe 16 plus 4 bonuse Loftusin. Jemi në 36, maksimumi 40 milionë investim për dy lojtarë që kanë pasur vështirësi në Angli, por që në Itali bëjnë diferencën. “Blues Brothers”, ata të vërtetët, në film shkëmbyen një makinë me një mikrofon çka nuk duket një ujdi e mirë, ndërkohë që Milani duhet të jetë më mirë me llogaritë. Numri 8 dhe 11 ishin një zgjedhje e guximshme, më shumë psikologjike sesa teknike.
Nuk u diskutua kurrë për cilësitë e të dyve dhe aq më pak e garantuar ishte aftësia për të qenë të vazhdueshëm, vendimtar jo për një ndeshje, por për një muaj. Është e vështirë të thuhet se vlejnë sot Pulisiç dhe Loftus-Çik, tregu varet nga ofertat, por është e lehtë të thuhet se Milani do të ulej në tavolinë për 36 milionë për njërin nga të dy, sigurisht jo për të dy.
RRUGËTIMI – Duke folur për verën, sot është e lehtë të vërehen shenjat e korrikut. Dy ish-blutë ishin titullar që nga java e parë, si Tizhjani Reijnders. Balotazhi midis Pulisiçit dhe Çukvueze (të dy shënuan në Veronë) nuk u zhvillua kurrë. Amerikani ishte shumë inteligjent, shumë i zoti për t’u shkrirë me Milanin dhe nuk shikonte kurrë prapa. Gjithmonë i vazhdueshëm, gjithmonë brenda lojës, i dobishëm në fazën mbrojtëse dhe në më shumë se një moment kyç.
Loftus-Çik ka sjellë një dimension të ri në mesfushë dhe është rritur këtë sezon. Ai e nisi fuqishëm, pati një moment boshllëku, pastaj kaloi e rriti nivelin pas çdo sfide. Ai gjithashtu ka ndryshuar mënyrën se si luan, tani qëndron më afër “pykës” dhe e gjen rrugën e tij drejt portës në një mënyrë tjetër. Ai di të godasë me futje në zonë dhe goditje me kokë, por është i dobishëm në shumë mënyra, fiton shumë duele dhe di edhe të luajë në hapësira të ngushta.
REKORD — Verona ishte e rëndësishme për ta. Me golin kundër në “Bentegodi”, Pulisiç arriti kuotën 12 për sezonin, duke tejkaluar edhe sezonin e tij më të mirë të të gjitha kohërave (2019-2020, viti i parë me Çelsin). Loftus-Çik nga ana tjetër është -1 nga dy 10 golat sezonalë: 5 gola në Serinë A, 4 në Ligën e Europës. Kohët e fundit ai ka shënuar vetëm në Kupë, por edhe rezultatet në Serie A janë pozitive, sidomos kur shohim pasi. Në karrierën e tij ai arriti 10 gola në vitin magjik (për të) 2018-19, kur me Çelsin e Sarrit kur edhe fitoi Ligën e Europës. Me të paktën edhe 12 ndeshje të mbetura mes Europës dhe kampionatit, anglezi duket sikur nuk shuhet kurrë, ka besimin e të gjithëve dhe mund të shfrytëzojë maksimalisht cilësitë e tij.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL