Milani fiton derbin e Madonnina-s dhe rikthehet për të ngjyrosur qytetin e Milanos kuqezi. Në ndeshjen e javës së 5-të të Serisë A, djemtë e Fonsecas mundën Interin me rezultatin 2-1, me një paraqitje të guximshme që në zgjedhjet fillestare. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 10-të me një goditje qendrore të Pulisic që befasoi mbrojtjen e Inzaghit, por Interi barazoi në minutën e 28-të me një gjuajtje të saktë diagonale të Dimarco.
Para pushimit Maignan bëri një mrekulli ndaj Thuram ndërsa në pjesën e dytë Sommer u bë protagonist me disa ndërhyrje vendimtare. Megjithatë, në minutën e 89-të, portieri i Interit nuk mundi të bënte asgjë për goditjen fituese të Gabbia.