Ruben Loftus-Çik ka pasur ditën e djeshme një takim me tifozë në një nga dyqanet e klubit në Milano. Më pas, anglezi ka dhënë edhe disa deklarata në lidhje me aventurën e tij si kuqezi dhe ambiciet e sezonit.
PËRSHTATJA – “Po shkon gjithçka mirë dhe fillimit të kësaj aventura i mungonte vetëm një takim kaq i afërt me tifozët. Kam pak kohë në qytet, por kanë qenë javë fantastike dhe kjo fazë e parë e imja në Itali u kurorëzua me fitoren ndaj Bolonjës. Tani po mendojmë për takimin me Torinon”.
DEBUTIMI – “Ishte në ndeshje e vështirë, por edhe e përsosur, sepse fituam pastër e nuk pësuam. Tani synojmë t’i japim vazhdimësi paraqitjeve tona. Si ekip dhe individualisht kemi detyrë të fitojmë sa më shpesh e njëkohësisht të përmirësohemi”.
SURPRIZA – “Kam fatin që jam në një ekip fantastik e me shumë cilësi, por më shumë se të gjithë më ka bërë përshtypje Reijndersi. Është i zoti në fushë dhe një djalë fantastik jashtë saj”.
TRAJNERI – “Me Piolin kam folur që para se të transferohesha te Milani. Më jep shumë këshilla, por do ta kuptojë edhe më mirë pasi të kem përmirësuar italishten. Uroj të ndodhë sa më shpejt”.
ÇELSI – “Kanë qenë vite të bukura që më kanë rritur në çdo aspekt. Kam fatin që te Milani të kem disa shokë që kanë qenë më mua edhe në Londër. Tomori dhe Pulisiç po më ndihmojnë shumë. Ishte e çuditshme të festoja me ta pas fitores në Bolonjë”.
PULISIÇI – “Është një lojtar fantastik me shumë talent. Milani na ka dhënë një mundësi të madhe dhe ne duhet të tregojmë sesa vlejmë e çfarë dimë të bëjmë. Për Kristianin ishte një debutim perfekt, ndërsa unë shpresoj të shënoj së shpejti. Mundohemi shumë ta ndihmojnë njëri-tjetrin për të dhënë të gjithë më të mirën”.
QYTETI – “Milano është një qytet i ngrohtë, ku bën vapë shumë. Por tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi po pres ndeshjen me Torinon që të luajmë në ‘San Siro’ përpara tyre. Dua ta ndiej pasionin e tifozërisë sa më shpejt”.
TIFOZËT – “Duam të fitojmë çdo ndeshje: kemi një ekip të madh, lojtarë të mirë. Mendoj se mund të arrijmë objektiva të rëndësishme këtë vit. Ne do të punojmë sa më shumë që të jetë e mundur dhe tifozët i falënderoj për mbështetjen e tyre në sfidën e parë në Bolonjë dhe mezi pres t’ju takoj së shpejti”.
PANORAMASPORT.AL