• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pulisiç: Milani i fortë, ndaj Juves jo si me Xhenoan. Ja e vërteta e stopimit të topit me dorë

16/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Katër gola në dhjetë ndeshje për Mila nin nuk i kishte imagjinuar as në ëndrrat më të bukura, megjithatë Kristian Pulisiç nuk ka ndër mend të ndalet me golin e shënuar ndaj Xhenoas që më shumë se sa për tri pikët që i dha ekipit, u diskutua për mënyrën e realizimit.

Pulisic Milan

Ambiciet e tij ai i ka shpjeguar nga grumbullimi më kombëtaren e Shteteve të Bashkuara.

Ta sqarojmë një herë e mirë. E stopuat me dorë apo jo topin ndaj Xhenoas?

Absolutisht jo. E kontrollova me gjoksi dhe më kaloi në sqetull, por me dorë nuk e prekat në asnjë moment. Rregullorja flet qartë dhe nuk bëra faull. Madje pasi shënova as që më shkoi ndër mend se do të kishte probleme. Por në fund, ishte e drejtë që goli të mos anulohej. Sidoqoftë, pritja e VAR-it për të vendosur na lodhi të gjithëve nga nervat.

Si kanë qenë këto muaj të parë te Milani?

U përshtata shpejt. Më kanë ndihmuar të gjithë, siGOLA domos Tomori me Zhirunë të cilët i njihja pasi kishim qenë bashkë te Çeli. Këshillat e tyre më lehtësuan përshtatjen në një realitet të ri.

Si është raporti juaj me trajnerin Pioli?

Ai është një trajner i shkëlqyer, si dhe një person me cilësi të madhe. Ai na inkurajon të japim më të mirën pa toleruar, por është gjithashtu i gatshëm të ngushëllojë dhe të ndihmojë kur ka gabime. Ndjej besimin e tij dhe kjo është diçka fantastike për një lojtar. Jam shumë i lumtur që e kam si trajner. Sa ju ndihmon që në klub keni një shok si Musah të cilin e keni edhe në kombëtare?

Jam me fat që kam në ekipin tim një shok të kombëtares si Junusi. Me thënë të vërtetën, në të kombëtares e shohim njëritjetrin rrallë, kështu që ishte mirë që patëm mundësinë për të krijuar një miqësi të rëndësishme jashtë fushe.

Si ju duket Zhiru si portier?

I kisha dhënë gatishmërinë time shokëve të skuadrës dhe trajnerit për të shkuar në portë, më pas kërkoi edhe Zhiru dhe trajneri i portierëve mendoi se ishte zgjidhja më e mirë, duke marrë parasysh gjatësinë e tij. Mendoj se do t’i kisha bërë mirë edhe unë, por ishte më mirë ashti siç shkoi sepse në fund Olivie u tregua i jashtëzakonshëm.

Keni filluar të mendoni për ndeshjen me Juven?

Të shtunën e kaluar ishte një lojë vërtet e çmendur. Nuk kisha parë kurrë një shok skuadre të shkonte në portë për të zëvendësuar portierin e përjashtuar. Pak nga gjithçka ndodhi në ato minutat e fundit, por ndeshja dukej se nuk mbaroi kurrë. Këtë herë shpresojmë të jetë disi më ndryshe, por mundësisht rezultati të na buzëqeshë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Next Post

Skandal në Brazil: Tre vajza e kaluan natën para ndeshjes së Kombëtares me Neymarin, Richarlisonin dhe Viniciusin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.