Tuesday, 24. March 2026
Futboll

Pulisic: Po kaloj një moment të mirë, jam i lumtur te Milan dhe këtë gjë e dinë të gjithë

GS 24/03/2026 2 Min. Lesezeit

Pasi u realizoi një asist në fitoren 3-2 kundër Torino, mesfushori Christian Pulisic nuk po e shijon momentin e tij më të mirë te Milan. Amerikani, një lojtar yll për kuqezinjtë, nuk ka shënuar që nga 28 dhjetori dhe ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes kryesisht për pasimet e tij të humbura te Leao gjatë ndeshjes kundër Lazio, gjë që shkaktoi zemërimin e portugezit.

Por ish-lojtari i Chelsea, i intervistuar nga “Men’s Journal”, tha se po kalon një moment pozitiv: “Ndjej sikur jam në një moment vërtet të mirë dhe gjithashtu po luaj mirë. Ka ulje-ngritje, njerëzit janë të gatshëm të të brohorasin sapo të shënosh disa gola, edhe nëse luan keq”.

Kur u pyet për të ardhmen e tij, Pulisic shtyu çdo diskutim të mëtejshëm: “Njerëzit më pyesin për lajmet e transferimeve që lexojnë, por unë as nuk e shoh. Ka kohë dhe vende të përshtatshme për të folur për këto gjëra dhe sigurisht jo në mes të sezonit ndërsa luaj”.

“Nuk flas me agjentin tim për klube të tjera ose për të shkuar diku tjetër: kjo temë nuk më prek aspak. Tani për tani, jam i lumtur te Milan“, shtoi Pulisic. Milan ka mundësinë të zgjasë në mënyrë të pavarur kontratën e Pulisic me një vit, e cila aktualisht skadon në vitin 2027. Për këtë arsye, në Casa Milan ka njëfarë qetësie në lidhje me të ardhmen e organizatorit.

Teilen: