• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Punë e kryer, Gundogan do t’i bashkohet Barcelonës

02/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ilkay Gundogan duket se është afër për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Reprezentuesi gjerman raportohet se është gjithnjë e më afër kalimit te Barcelona.

Sipas “SPORT”, Gundogan është afër nënshkrimit të një kontratë tre-vjeçare me Barcelonën.

32-vjeçari në “Camp Nou” mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadon në fund të këtij muaji.

Gundogan thuhet se do të njoftojë për vendimin e tij para finales së Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 10 qershor.

Kujtojmë se Barça synon që përforcimet t’i bëjë duke nënshkruar me futbollistë të lirë, ose të transferojë ndonjë me kosto të ulët, duke marrë parasysh se po përballet me probleme financiare.

Ndryshe, Gundogan është pjesë e “Qytetarëve” që nga viti 2016.

Pas kurorëzimit me titullin e kampionit në Premierligë, kapiteni Gundogan tani synon të kompletojë tripletën me Man Cityt, duke triumfuar edhe në finalen e Kupës FA, si dhe në atë të Ligës së Kampionëve.

Next Post

Etemi do të mungojë kundër Ukrainës dhe Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.