• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Punëtori i fushës s’njeh Zirkzenë, nuk e lejojnë që të stërvitet

04/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joshua Zirkze do të shpresojë të bëhet një emër i njohur këtë sezon pasi vulosi një transferim prej 36.5 milionë paundësh te Mançester Junajtid këtë verë. Por sulmuesi holandez nuk ka mbërritur ende aty, pasi një punëtor i një klubi në vendlindjen e tij i tha se nuk mund të stërvitej atje, ndërsa nuk e kishte idenë se kush ishte ai.

zirkze

23-vjeçari mbërriti në “Teatrin e Ëndrrave” në korrik, pasi u transferua nga skuadra italiane e Bolonjës. Një gol në debutim pasi hyri nga stoli, dukej se do t’i jepte jetë karrierës së tij në Mançester, por një paraqitje zhgënjyese në humbjen 3-0 të së dielës ndaj Liverpulit duhet t’i ketë treguar sulmuesit se sa sfiduese është Premier Liga. Krahas Matajs de Ligtit, Leni Jorosë, Nuser Mazrauit dhe Manuel Ugarte, Zirkze është sjellë për të provuar dhe të rigjallërojë një ekip që po vuan.

Dhe pavarësisht se ai është një lojtar i kombëtares holandeze dhe ka përfaqësuar më parë gjigantët evropianë të Bajernit të Mynihut, ai nuk duket se është ende një emër i madh sa për t’u njohur nga të gjithë. Hans van Bodegom, i klubit lokal Hekelingen, pa dikë që iu afrua qendrës stërvitore të klubit të tij gjatë fazës përgatitore të verës, bashkë me dy shokë:

“Ai erdhi këtu me një makinë të madhe me shumë zhurmë. Fillimisht i thashë të ngadalësonte shpejtësinë sepse kishte shumë fëmijë përreth. Pastaj u thashë se nuk mund të stërviteshin në fushën kryesore. Ata ishin këtu për rreth dy orë. Unë e njoha atë vetëm më vonë. Një polic që e njohim në klub tha se i vendosën një gjobë shpejtësie në Roterdam më vonë atë natë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Toni Kroos i bën thirrje tifozëve të mbështesin Gjermaninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.