• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Punimet drejt përfundimit në stadiumin ‘Egnatia Arena’, fokusi te finalet e Euro U-17 ‘Shqipëri 2025’

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në muajin maj 2025, Shqipëria do të mirëpresë për herë të parë finalet e Kampionatit Europian U-17.

Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, do të organizojë këtë event historik, duke zhvilluar të gjitha ndeshjet në katër stadiume të përzgjedhura; “Air Albania”, “Elbasan Arena”, “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana”.

FSHF ka punuar intensivisht gjatë muajve të fundit për t’u siguruar që çdo detaj të jetë gati për këtë kampionat, veçanërisht në infrastrukturën sportive.

Stadiumi “Egnatia Arena” në Rrogozhinë është drejt përfundimit të rikonstruksionit të plotë.

Investimet e FSHF përfshijnë; instalimin e një sistemi modern ndriçimi, pajisjen me ekran led perimetral, punime në tribuna dhe vendosjen e stolave të rinj dhe përmirësime të tjera të infrastrukturës së stadiumit.

Stadiumi pritet të plotësojë të gjitha standardet e UEFA-s, duke u bërë gati për të mirëpritur ndeshjet e kampionatit.

Finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të zhvillohen nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.

Next Post

Kuvendi i Punës dhe Statutar i FBK-s më 30 janar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.