Tuesday, 19. May 2026
Sport

“Pushtohet” Rio de Janiero: Mbi 100 mijë tifozë të Boca Juniors arrijnë për finalen e Copa Libertadores

GS 03/11/2023 2 Min. Lesezeit

Një pushtim i paprecedentë. Kështu i quajtën mediat braziliane ngjarjet para finales së versionit amerikano-jugor të Ligës së Kampionëve.

Futbollistët e Fluminense braziliane dhe Boca Juniors argjentinase do të luajnë të shtunën në Rio De Janeiro për titullin e Copa Libertadores dhe ka një interesim të paparë për atë lojë nga tifozët vizitorë, përcjell lajmi.net.

Rreth 110 mijë tifozë të Boca Juniors mbërritën në Rio dy ditë para ndeshjes finale.

Sigurisht që jo të gjithë mund të hyjnë në “Maracana”, ku luhet finalja, ndaj një pjesë e mirë e tyre do ta ndjekin ndeshjen për titullin e ekipit më të mirë në Amerikën e Jugut nga zona e tifozëve në plazhin e famshëm “Copacabana”.

Boca Juniors arriti në finale duke fituar me penallti ndaj Palmeiras, ndërsa Fluminense mposhti River Platën me 5:1./Lajmi.net/

Teilen: