• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Puthja ndaj futbollistes cilësohet “dhunë seksuale”, Ish-presidenti i Federatës Spanjolle duhet të dalë para gjykatës

25/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luis Rubiales, ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, do të jetë i detyruar të dalë para gjykatës për t’iu përgjigjur akuzës për “dhunë seksuale” e jo vetëm. Vendimi ka ardhur nga gjykatësi i Gjykatës Kombëtare, Francisko De Horge,.i cili ka hedhur poshtë apelimin e ish-drejtuesit, duke vendosur përfundimisht që çështja të shkojë për gjykim.

rubiales_rtve_hermoso

Rubiales puthi futbollisten e Spanjës, Jeni Hermoso, pas finales së fituar në Botërorin e Femrave dhe sipas gjykatësit ajo puthje nuk kishte qenë konsensuale, me drejtuesin i cili kishte vendosur në mënyrë ”të njëanshme” dhe “të papritur”. Përveç kësaj, Rubiales duhet të përgjigjet edhe për trysninë që vendosi ndaj futbollistes që ajo që të pretendonte se kishte bërë gjithçka me dashje.

“Trysnia që u ushtrua ndaj futbollistes të kombëtares së femrave krijoi një situatë ankthi dhe stresi intensiv”, shkruhej në vendimin e gjykatës. Përveç Rubiales, para drejtësisë do të përgjigjen edhe drejtori sportiv Albert Luke, ish-trajneri i kombëtares së femrave, Horge Vilda, si dhe ish-përgjegjësi i marketingut të Federatës, Ruben Rivera, të cilët i kanë bërë presion asaj që të deklaronte publikisht që puthja kishte qenë konsensuale.

Rubiales do të jenë nën gjykim për “dhunë seksuale” dhe “presion”, ndërsa të tjerët vetëm për “presion”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Anglezët dominojnë “top-10” ekipet me më shumë fitime

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.