Nevojitet një “pykë” dhe audicionet vazhdojnë. Milani e ndoqi atë në pjesën fillestare të merkatos së verës, vetëm për të vlerësuar mundësitë pas drejtuesit nuk e kishin ende të qartë nëse do të bëhej një sforco e madhe për një lojtar jokomunitar.
Po flasim për Folarin Balogun, i lindur në vitin 2001, i cili u kthye në Arsenal pas sezonit si huazim te skuadra franceze Reims (22 gola dhe 3 asiste në 39 ndeshje ndërmjet Ligë 1 dhe Kupës së Francës) e ka ngacmuar gjithmonë “djallin”. Në veçanti drejtorin Monkada. Sulmuesi anglo-amerikan, nën kontratë me “topçinjtë” deri më 30 qershor 2025, kushton të paktën 30 milionë euro.
PISTA FRANCEZE – Nga ana tjetër, ai që ka pushtuar lajmet e merkatos së Milanit prej të paktën disa vitesh është Xhonatan David, që luan te Lila. Në sezonin e fundit, edhe 26 gola dhe 4 asiste në 40 ndeshje mes kampionatit francez dhe Kupës së Francës.
“Pykë” e vërtetë, pavarësisht se është vetëm 175 centimetra i gjatë. Një sulmues që, megjithatë, gjithmonë ndihet në zonën e rreptësisë, pavarësisht se nuk është një nga ata me fizik të madh. Kontrata e tij me “Dogues” skadon më 30 qershor 2025 dhe vlerësohet në 50 milionë euro.
NJË TJETËR I RI – Vëmendje, megjithatë, për emrin e Rasmus Hojlundit. Danezi vjen nga një sezon me 10 gola dhe 4 asiste në 34 ndeshje me Atalantën mes Serisë A dhe Kupës së Italisë. Milani ia kishte vënë syrin që në verën e 2022-shit, nëse nuk do të arrinte akordin me Sharl de Ketelaren. Një vit më parë kushtonte 18 milionë euro, ndërsa sot 21-vjeçari vlen të paktën 50 milionë euro. Atij i pëlqen Anglia, por kuqezinjtë ende po mendojnë për të.
PËRSËRI DIA – Milani është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri për të punuar përkrah Olivier Zhirusë. Ndërkohë, “SportMediaset” raporton se rrugët që të çojnë te Morata dhe Taremi janë të ndërlikuara, kandidatura e Scamaças mbetet e gjallë, por duhet pasur kujdes për opsionin Boulai Dia i Salernitanës. Deri më 20 korrik, senegalezi mund të punësohen duke paguar klauzolën e lirimit nga 25 milionë euro, teksa pas asaj date do të duhet të bëhen negociata të reja me klubin e tij.
ROMANCA – Në fund, një mik i vjetër i Milanit. Jo në frontin e merkatos, por nga pikëpamja e “familjes”. Çelsi, në fakt, do të ishte gjithashtu i gatshëm të linte falas Pier-Emerik Obamejangun. Në sezonin e fundit ai shënoi vetëm 3 gola në 22 prezenca totale, por është ende i vlefshëm dhe dëshiron hakmarrje. E ku ka më mirë se në shtëpi.
Siç dihet, në fakt, “Auba” u rrit në sektorin e të rinjve të Milani dhe mund të konsiderojë përfundimin e karrierës së tij aty ku gjithçka nisi. Për klubin kuqezi, punësimi i tij do të përfaqësonte gjithashtu një dhuratë hyjnore për listat e UEFA-s, e cila imponon praninë e elementëve të rritur në ekipet zinxhir.
PANORAMASPORT.AL