Tre vjet për një trajner janë një përjetësi, siç e dëshmojnë flokët e bardhë nga stresi që shtohen mbi kokat e shumë profesionistëve të nderuar nëpër. Paulo Fonseka do të jetë një zbulim për Italinë, sepse njeriu që u largua nga Roma në 2021 nuk është i njëjti që është parë te Lila në 12 muajt e fundit.
Të them të drejtën, edhe dy skuadrat e futura në fushë në dy vitet e fundit janë kushërira të largëta, sigurisht jo binjake. Në 2022-2023 Fonseka prezantoi në Francë një skuadër hiperofensive, e cila krijoi dhe pësoi shumë. Një vit më vonë, ai zgjodhi maturinë: golat e pësuar ranë nga 44 në 34, golat e shënuar ranë nga 65 në 52. Një siguri e madhe për Milanin e ardhshëm, megjithatë, ekziston tashmë në fund të majit.
MË SHUMË QARKULLIM- Milani i Fonsekës do të fokusohet shumë më tepër në zotërimin e topit sesa skuadra e Piolit. Në “San Siro” vitet e fundit kemi parë një ekip tranzicioni që mbronte një kundër një teksa apo topi rifitohej ekipi zbriste rrufeshëm me Leaon, Teon dhe Pulisiçin. Lila e Fonsekës, megjithatë, në kampionatin e fundit ishte e dyta për pasimet e përfunduara, e gjashta për pasimet në 1/3- ën e fushës kundërshtare, e trembëdhjeta për pasimet e gjata dhe madje e parafundit për krosimet. Fotografia është e qartë: Lila pëlqente të mbante topin, përdorte pasime të shkurtra (pothuajse kurrë krosime) dhe kishte disa vështirësi për të gjetur portën. Kuriozë për të kuptuar se si portugezi do të përdorë Rafa Leao, i cili hapësirën e ka nevojshme si oksigjen.
ÇELËSI TAKTIK- Leao vë në pikëpyetje çelësin e madh të sezonit të ardhshëm: aftësinë e trajnerit për të bindur skuadrën. Milani mund të sfidojë Interin dhe të anulojë defiçencën prej 19 pikësh vetëm duke përmirësuar qëndrueshmërinë në mbrojtje, duke rritur akoma më tepër kampionët e dhe duke gjetur kimi të shkëlqyer ekipore. Mbrëmja e së shtunës konfirmoi atë që dihej: Pioli, me udhëheqjen e tij harmonike dhe të qetë, arriti të bëjë që Milani i tij ta ndiqte. Fonseka, i cili nuk ka kurrikulën e një gjiganti stoli, do të duhet të bindë ekipin se mund ose më saktë, duhet të ndryshojë. Kur Ançeloti thotë (mirë, me dashamirësi) se “do ta rrihte Leaon çdo ditë”, ai nxjerr në pah variablin e madh të Milanit: Nëse Rafa bëhet më cinik, qëndron në ndeshje dhe ndihmon ekipin më shumë, golat e tij dhe pikët rriten, në një proporcion pothuajse matematikor.
NË FUSHË- Pra, duhet kuptuar shumë për Milanin 2024-25. Fonseka luan me 4-2-3-1 ose 4-3-3, por në krahasim me Tiago Motën, ai ndryshon më shumë në raport me lojtarët në dispozicion dhe situatat. Në vitin e fundit te Lila, për shembull, ai tregoi zgjidhje interesante në krahët. Në të djathtë, një mbrojtës i krahut ofensiv si Tiago Santos përdori shumë mbivendosje të brendshme për të luajtur në gjysmëhapësirë, me anësorin Zhegrova në pjesën e jashtme. Në të majtë, e kundërta. Ismaili sulmonte më pak dhe, kur avanconte, e bënte mbi vijën anësore. Sidoqoftë, difensivisht, kapiteni Andre ishte i rëndësishëm si mesfushor ekuilibrues – një lloj lojtari që mund t’i bashkohej Milanit gjithashtu nga merkato – dhe Lila mund të sulmonte ose të mbyllej, për të tërhequr kundërshtarët në zonën e tyre dhe për të krijuar hapësira për kundërsulm.
EKUILIBËR- Ibrahimoviç do të përmblidhte gjithçka me një nga fjalët e tij ikonike: “balancë”. E thënë ndryshe, ekuilibër. Ideja është që nga korriku Fonseka do të përpiqet të bashkojë soliditetin që karakterizonte ndeshjet më të mira të Lilës (e dyta në goditjet e pësuara në portë) dhe shkëndijat sulmuese të Milanit të Piolit. Portugezi do të ketë disa ditë kohë për të punuar në Milanello, pastaj do të bëjë udhëtimin e zakonshëm e të gjatë në Shtetet e Bashkuara për turneun amerikan. Një vit më parë, një ekip i ri zbriti nga avioni, me parimet e tij bazë të përcaktuara tashmë: Reijnders dhe Loftus-Çik shpirtra të rinj në mes, Pulisiç themelor për inteligjencën dhe rrezikun apo edhe Kalabria të cilit i kërkohej për të luajtur brenda fushës. Fonseka do të synojë të bëjë të njëjtën gjë.
PANORAMASPORT.AL