• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Qato: Me grintë e dëshirë arritëm të merrnim 1 pikë ndaj Tiranës

10/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klinti Qato është një nga lojtarët polivalent te Laçi dhe trajneri Mirel Josa po e përdor javë pas jave për të plotësuar boshllëqet që i krijohen në formacion për shkak të dëmtimeve apo pezullimeve të futbollistëve.

Në prononcimin e dhënë për “MCN” pas barazimit 2-2 me Tiranën, Qato pohoi se një pikë i kënaq kurbinasit, si dhe tregon objektivin e skuadrës për këtë sezon.

Sigurisht u bë një ndeshje e mirë, pavarësisht rezultatit. Ishte shumë e rëndësishme dhe me grintë e dëshirë ia dolëm të marrim një pikë ndaj Tiranës. Mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë.

Çfarë objektivi ka Laçi këtë sezon?

Objektivi i Laçit gjithmonë ka qenë pjesëmarrja në Kupat e Europës. Këtë gjë mund ta arrijmë nga “Final 4”. Diferencat janë të ngushta në renditje. Ndaj me grintë dhe me kthimin e lojtarëve, pasi kemi pasur disa dëmtime, ku në janar pritet të jemi të plotë, mund të arrijmë synimin. Aktualisht me një fitore mund të kapës vendet 3-4, dhe me një humbje shkon në vendin e fundit.

Kur do të mbarojë “udhëtimi” jam brenda formacionit nga një ndeshje në një tjetër. Dhe çili rol ju pëlqen më shumë?

Pozicioni im në fushë është detyrë e trajnerit. Në çdo pozicion që do të luaj, do të jap maksimumin për këtë fanellë, sepse kam tre vite që po kaloj një eksperiencë shumë të bukur. Nuk më ngelet mua që ta shpjegoj se ku do të luaj, le të shikojmë ndeshjet në vazhdim.

Next Post

Pas vdekjes së një tifozi pezullohet ndeshja ndërmjet Granadas dhe Bilbaos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.