• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Qazim Laçi: Duhet të shfrytëzojmë kualitetin e Bajramit dhe Asanit

16/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, analizoi barazimin pa gola që Shqipëria regjistroi në shtëpi ndaj Çekisë.

28-vjeçari deklaroi. “25 minutat e para nuk ishin më të mira, u dhamë shumë hapësirë çekve. Ata nuk kanë lojë specifike, luajnë me topa të gjata, ne nuk kemi mbrojtur shumë mirë topin, e humbisnim kollaj. Mbas minutës së 30-të e kishim ndeshjen nën kontroll.  

Kryesorja ishte mos humbisnim, kush humbiste ngelej jashtë. U munduam edhe ne të bënim lojën tonë. Ishim me fat, kështu sicc shkoi loja besoj se 0-0 rezultat i drejtë.  

Po mundohem dhe po punoj në aspektin finalizues. Ato dy rastet që kisha mund t’i shfrytëzoja më mira. Kam humbur një hap të vogël, kështu mu duk në fushë.  

Jemi ekip që kemi lojtarë si Bajrami dhe Asani, kualitetin e atyre duhet të shfrytëzojmë. Përpiqem që ta kërkoj topin në zonën ku duhet. Sulmuesin e përdorim për të hapur hapësirat, për mua, Asanin ose Bajramin. Këtë fazë e bëjmë mirë.  

Është shumë e vështirë për Tucin që të mbante 2 qendërmbrojtësa me vete”, u shpreh Qazim Laçi.

Next Post

Gjermania me 7 gola, Holanda bën “poker”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.