• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Qazim Laçi flet për emocionet e Kampionat Europian: Tifozët shqiptarë kanë treguar një nivel të lartë për kulturën tonë

26/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lojtar stoli në eliminatore, ndërsa në Europianin e Gjermanisë Qazim Laçi luajti në të tria ndeshjet, me Kroacinë dhe Spanjën si titullar.

Mesfushori që karakterizohet nga grinta, shpirti luftarak dhe kilometrat që bën, la gjurmë ndaj kroatëve, duke shënuar edhe golin e parë. Pas ndeshjes me Spanjën, ku Shqipëria humbi 1-0 dhe u eliminua Laçi ka folur për “Panorama Sport” në lidhje me këtë eksperiencë kaq të veçantë në karrierën e tij. Ndër të tjera, dibrani që u shpall kampion në Çeki me Spartën thotë se pengu mbetet ndeshja me Kroacinë, që sipas tij duhej fituar.

Kombëtarja përfundoi rrugëtimin në Europian, çfarë note i vendos Qazim Laçi paraqitjes së Shqipërisë në këtë kompeticion?

Nuk mund t’i vendos një notë, sepse që kur u hodh shorti, të gjithë e dinim forcën e kundërshtarëve në grup, që ishin shumë të vështirë për ne. Ndeshjen e parë nuk e filluam mirë, por prapë kemi luftuar në të gjitha ndeshjet ashtu siç dihet. Kokën lart, pavarësisht se rezultatet me atë që kemi bërë në lojë nuk janë njësoj. Kështu është futbolli dhe këto ekipe që kemi luajtur deri tani të mos harrojmë se janë në nivel të lartë. Çunat kanë dhënë maksimumin. Kemi luftuar për njëri- tjetrin. Kemi bërë futboll të mirë, pavarësisht rezultateve.

Nga të tria ndeshjet, çfarë ju ka mbetur peng ju apo dhe ekipit, çfarë mund të kishim menaxhuar më mirë?

Patjetër që është ndeshja me Kroacinë, sidomos në pjesën e parë. Na ka mbetur pak në mendje, sepse kishim shumë raste për të shënuar. Nuk e arritëm dot, por u kënaqëm edhe për pikën e marrë në fund të ndeshjes, pasi siç shkoi loja, ajo pikë ishte shumë e rëndësishme. Tifozët shqiptarë kanë treguar këtë Europian një nivel të lartë për kulturën tonë, ku shumë njerëz nga shtete të ndryshme kanë thënë se kultura e shqiptarëve ka qenë speciale.

Next Post

Botërori 2030, FIFA i shtrin dorën Realit, do finalen në “Santiago Bernabeu”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.