• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Qazim Laçi para sfidës me Interin: Nuk kam folur me Asllanin! Jam me Milanin, prandaj…

21/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Qazim Laçi ka folur para ndeshjes së Champions ku Sparta e Pragës përballet me Interin. Dy mesfushorë të Kombëtares shqiptare pritet të jenë përballë, teksa në krahun tjetër Asllani me shumë gjasa e nis nga minuta e parë.

Screenshot 2025-01-21 163950

Laçi ka folur në konferencë për shtyp para sfidës në Çeki, që fillon nesër në orën 21:00. Lojtari i Spartës së Pragës zbuloi që nuk ka pasur kontakte me Asllanin para sfidës. Po ashtu shtoi se mbështet Milanin në Itali, për këtë është dhe më i motivuar.

“Sinqerisht nuk kam folur me Asllanin. Është një shok, por do të jemi kundërshtarë përgjatë 90 minutave. Nuk mendoj se është ndeshje e pamundur me Interin. Në Itali jam me Milanin, prandaj kjo sfidë më motivon më tepër.

Interi ka një nga mesfushat më të forta, nesër do na duhet diçka më tepër për të konkurruar me ta. Në opinionin tim janë një nga skuadrat më të mira në Europë prej disa vitesh. Ata i shkuan pranë dhe fitimit të Ligës së Kampioneve”, u shpreh Qazim Laçi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Arbitrave shqiptarë iu besohet ndeshja e Ligës së Evropës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.