Tuesday, 28. April 2026
Sport

Qëndrim Zyba përfundon rrugëtimin me Ballkanin, kalon tek skuadra polake

GS 29/01/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Ballkanit, Qëndrim Zyba ka përfunduar rrugëtimin e tij me ekipin suharekas, FC Ballkani.

Ai karrierën e tij do ta vazhdoj me skuadrën polake Legia Varshava.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi.

“E kemi përfunduar marrëveshjen për transferimin e Zybës”, u shpreh Kabashi për “Gazetën Express”.

Kjo lëvizje vjen pasi klubi nga kryeqyteti polak kishte vëzhguar për një kohë mesfushorin e Ballkanit.

Qëndrim Zyba është ftuar edhe nga Kombëtarja e Kosovës. /Lajmi.net/

 

Teilen: