Alesandro Bastoni ishte një nga protagonistët e titullit kampion me skuadrën e Interit. Mbrojtësi zikaltër flet për festën e jashtëzakonshme që kanë bërë zikaltrit.
“Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Unë personalisht kisha bërë paradë me autobus edhe në fitoren e Europianit me Italinë. Aty na u deshën 3-4 orë, ndërsa me Interin dyfishi. Ngrotësia që na dhanë tifozët ishte diçka që nuk do ta harrojmë kurrë. Kemi pasur episode të shumta gjatë gjithë sezonit dhe e dinim që ishte momenti i duhur për të triumfuar”, tha fillimisht Bastoni.
RËNDËSIA NË LOJË- “Më pëlqen që të përshtatem shpejt dhe me futbollin modern. Është një skemë 3-5-2 ndryshe kjo e trajnerit Inzagi. Më parë ishte një skemë klasike, ndërsa tani e kemi ndërthurur me shumë sulm. Më pëlqen shumë të futem brenda fushës, të hapem në krah. Kemi një sintoni ku të gjithë e dinë secili punën e tij. Mbi të gjitha kemi edhe besimin e njëri-tjetrit”.
PËRJETË ZIKALTËR- “Personalisht e ndiej që të qëndroj këtu. Kur shoh sa shumë më duan njerëzit. Pastaj është normale që kur gjërat shkojnë mirë është e lehtë për të gjithë. Por tifozët na kanë qëndruar pranë”.
GRUPI- “Skuadra ka personalitet. Nuk ka frikë të bëjë disa aksione që duken të vështira. Nuk fitohet vetëm duke bërë detyrën. Duhet të dalësh nga vetja dhe të kërkosh më të mirën”.
INZAGI- “U pa edhe gjatë festimeve se çfarë raporti kemi me trajnerin. Ai na transmeton shumë kualitet dhe qetësi për t’u futur në fushë dhe për të luajtur futboll. Kaq e thjeshtë është”.
LAUTARO- “Ka trashëguar një përgjegjësi të madhe. Kishim kapiten Handanoviçin që ishte një person i jashtëzakonshëm në dhomat e zhveshjes. Nuk ishte e lehtë ta zëvendësoje. Lautaro e interpreton këtë rol në mënyrën më të mirë të mundshme. Është i ri në moshë dhe na kërkon këshilla të gjithëve. Kjo është më e bukura e tij. Nuk është kapiten që udhëheq i vetëm, por i bën edhe të tjerët të jenë të rëndësishëm”.
TURAM- “Ai më ka befasuar më shumë nga të gjithë. Nuk mendoj se do të përshtatej kaq shpejt në futbollin tonë. Kishim luajtur kundër me Gladbahun dhe nuk më kishte impresionuar kaq shumë. Por kur e sheh nga afër kupton sa i fortë është. Fizikisht është i frikshëm, inteligjent në lëvizje dhe bën shumë unë për ekipin. Nëse më pyet se cili më ka befasuar më shumë them Markus”.
E ARDHMJA- “E kam thënë disa javë më parë në stërvitje. Pas një furtune del gjithmonë dielli, por në futboll gjëja më e vështirë është të konfirmosh veten. Na presin sfida shumë të mëdha në sezonin e ardhshëm. Të gjithë janë gati që të na rrëzojnë, por ne jemi gati për të luftuar dhe për të besuar. Jemi të rinj dhe kemi shumë dëshirë të fitojmë gjithmonë”.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL