Sunday, 8. March 2026
Sport

Qeni futet në fushë dhe ndërpreu ndeshjen mes Holandës dhe Gjeorgjisë

GS 27/06/2023 1 Min. Lesezeit

Një moment interesant ka ndodhur në ndeshjen mes Kombëtares së Holandës U21 dhe Gjeorgjisë U21, e vlefshme për kampionatin europian që po mbahet në Rumani dhe Gjeorgji.

Ishte minuta e 12’të e ndeshjes, ku në stadiumin “Paichadze” në Tbilisi u fut në fushë një qen, shkruan Lajmi.net

  

Qeni vraponte nëpër fushë, kurse gjyqtari i ndeshjes ndaloi lojën përkohësisht derisa sigurimi largoi nga fusha kafshën.

Kujtojmë që kjo ndeshje u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, me golat e shënuar nga Taylos (Holanda) dhe Davitashvili (Gjeorgjia)./Lajmi.net/

  


Teilen: