• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Qeshi” për disfatën e Realit, Çavi flet pas barazimit me Majorkën e Muriqit: Kemi bërë shumë gabime

27/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çavi Hernandez ishte një nga më të lumturit për disfatën e realit në kampionat kundër Atletikos, duke thënë para ndeshjes me Majorkën se ajo që lamë pas ishte një javë e mirë.

cavi

Gjithsesi duket se pas sfidës me Majorkën, tekniku spanjoll nuk po “qesh” më, duke kritikuar skuadrën e tij për gabimet e bëra.

“Mendoj se problemi ka qenë se na kanë kaluar në epërsi për shkak të një gabimi nga ana jonë. Pastaj kur ishim në maksimumin tonë, na erdhi një goditje tjetër, një gabim tjetër në mbrojtje. Janë gabime që nuk duhet të ndodhin dhe aq më tepër në ndeshje të këtij lloji, të ashpër dhe intensive. Ne kishim raste të qarta, por gabuam shumë. Në fund morëm një barazim që nuk na mjafton. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje.

Në sezonin e kaluar ishim shumë solidë prapa dhe kishim garanci. Ndaj Majorkës nuk është se jemi paraqitur keq, kemi bërë dy gabime që nuk duhet të ndodhin. Për shkak të atyre gabimeve ne humbim dy pikë. Gjithsesi, ne duhet të nxjerrim mësime nga kjo ndeshje. Kjo tregon se kemi ende shumë punë përpara”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inter po e zëvendëson Arnautovic me sulmuesin për të cilin po flet e gjithë Italia

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.