• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Qetësohen tifozët e Napolit, ylli i skuadrës afër rinovimit

26/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Napoli ka gati rinovimin me talentin gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia. Sipas GDS, palët janë pranë arritjes së një akordi në lidhje me rinovimin. Sulmuesi do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, e cila me gjithë bonuset shkon deri në 3 milionë euro.

22-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin e kaltër. Me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2027, por presidenti Aurelio De Laurentiis dëshironte ta “blindonte” yllin e ekipit, me klauzolën e gjeorgjianit që tani do të jetë më e lartë.

Kvara iu bashkua Napolit verën e kaluar nga Dinamo Batumi për 15 milionë euro. Talenti gjeorgjian ishte një nga surprizat më të bukura të sezonit të fundit në Serie A. Dhe një ndër protagonistët kryesor të Napolit kampion.

Në total ai ka zhvilloi 34 paraqitje në kampionatin italian, duke shënuar 12 gola dhe dhuruar 13 asiste për shokët e skuadrës. Me Napolin që u rikthye te titulli kampion pas 33 vitesh.

Kvaratskhelia pritet të konfirmohet si një nga lojtarët kryesorë të ekipit në sezonin e ri. Dhe së bashku me nigerianin Osimhen pritet të mbajnë peshën e sulmit të Napolit.

  


Next Post

Pellegrini mes Lazios dhe Nice-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.