Monday, 19. October 2026
Sport

QKUM reagon ndaj dezinformimit, mjetet tona përdoren vetëm për transportin e pacientëve

GS 19/10/2026 1 Min. Lesezeit

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM) ka reaguar publikisht lidhur me disa përmbajtje dezinformuese që po qarkullojnë në rrjetet sociale nga faqe jozyrtare, ku bëhen pretendime të rreme për përdorimin e mjeteve të saj të transportit mjekësor.

Përmes një deklarate zyrtare, QKUM konfirmoi se mjeti i shfaqur në materialet e publikuara i përket flotës së saj, duke sqaruar se “kjo targë është e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, por hodhi kategorikisht poshtë çdo spekulim mbi veprimtarinë e tij.

Institucioni theksoi se “nuk është e vërtetë çfarë shkruajnë”, duke riafirmuar misionin e vetëm të mjeteve të saj: “Ne trajtojmë dhe transportojmë vetëm pacientë.”

Në mbyllje të reagimit, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj faqeve të rreme dhe të verifikojnë burimet e informacionit, duke kërkuar: “Lutemi mos u mashtroni nga këto rrjete.”

/rtsh.al/

Teilen: