Pas një sezoni të komplikuar, Marko Arnautoviç është rikthyer të jetë vendimtar me skuadrën e Interit. Ishte i tillë kundër Kaljarit dhe për herë të parë në karrierë arriti që të shënonte dhe të jepte asist në të njëjtën ndeshje në Serinë A.
Por ai gjithashtu ia ka dalë që të gjejë rrugën e rrjetës edhe kundër Udinezes, Monzës, Lacios në Kupë dhe Fiorentinës. “San Siro” ka qenë shtëpia e tij, ku është rritur profesionalisht në vitin 2010 përpara sesa të bëhej lojtar i vërtetë. Arna është rikthyer “vrastar”, duke shënuar gol në ndeshjen e 4 radhazi në “Meazza”. Në momentin më vendimtar të sezonit dhe kur skuadra ka nevojë për të ai është përgjigjur i gatshëm. Kalendari ka qenë i tmerrshëm dhe austriaku ka qenë një lojtar me peshë në skuadrën e Inzagit.
ARMA- “Kur jam titullar shënoj gjithmonë? Ndodh ndonjëherë”, ka thënë pas ndeshjes me Kaljarin kur u shpall lojtari më i mirë. “Është normale që të tentojmë tripletën, sepse ne jemi Interi. Por rruga është e gjatë edhe pse ne besojmë.
Në vitin 2010 isha si një tifoz, por sot jam lojtar i vërtetë. Kurrë nuk kam thënë që jam më i fortë se Ibra. Kam respekt për të”, tha ai. Nuk e ka thënë, por për karakteristika dikush e ka menduar. Dhe kundër Kaljarit e tregoi se krahasimi nuk ka qenë rastësor.
PANORAMASPORT.AL