Tuesday, 12. May 2026
Sport

“Qysh ta kom mësu, pranoje edhe pyllja” – Munishi i komenton Dakut në postim pas golit kundër Polonisë

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi i ka komentuar Mirlind Dakut në një postim që ky i fundit e publikoi në llogarinë e tij në Facebook pas golit me Shqipërinë kundër Polonisë.

  

Munishi i komentoi sulmuesit duke ia treguar mënyrën se si e kishte mësuar më parë, shkruan lajmi.net.

“Qashtu qysh të kom mësu. Pranoje mirë edhe pyllja. Ta ha zemrën” – ishte komenti i Ismet Munishit.

Komentit të Munishit ia ktheu Daku me një figurë të zemrës.

Sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku vite më parë ishte nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi sa ishte pjesë e futbollit të Kosovës.

Goli kundër Polonisë ishte i pari për Dakun me fanellën kuqezi, ndërkohë që ka regjistruar dy ndeshje zyrtare me Kombëtaren shqiptare./Lajmi.net/

  

  


Teilen: