Rodrigo ka shënuar më shumë gola kundër Mançester Sitit sesa kundër çdo skuadre tjetër në çdo kompeticion në karrierën me Realin e Madridit: 4 gola.
– Vetëm Karim Benzema ka shënuar katër gola në ndeshjet me eliminim direkt kundër Sitit në Champions, sa Rodrigo: katër. Ju kujtohet kush ishte njeriu që shënoi dy golat në shtesë në gjysmëfinalen e vitit 2022 të cilën e fitoi më pas Reali?
– Pasimin e parë të saktë Erling Haland e bëri mbrëmë në minutën e 37-të të ndeshjes. Norvegjezi u ndal te traversa, ndërsa nuk arriti dot që ta thyejë tabunë kundër Realit. 23- vjeçari nuk ka shënuar në asnjë nga katër përballjet e tij në karrierë kundër spanjollëve. Skuadra e Ançelotit është i vetmi kundërshtar ndaj të cilit ai ka luajtur më shpesh në futbollin europian, pa i ndëshkuar.
– Kevin de Bryjne është përfshirë direkt në 24 gola për Mançester Sitin në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve: 13 gola dhe 11 asiste, më shumë se çdo lojtar tjetër në kompeticion për një klub anglez (duke thyer rekordin e Uejn Runit për Mançester Junajtid me 23 përfshirje).
– De Bryjne është përfshirë direkt në 8 gola kundër Realit në Champions (4 të shënuar, 4 asiste), më shumë sesa çdo lojtar tjetër, bashkë me Xhovani Elberin: gjithashtu 4 gola dhe 4 asiste. – 11 golat e fundit të de Bryjnes në Ligën e Kampioneve janë shënuar të gjithë në fazat me eliminim direkt. Njeriu vendimtar i Guardiolës.
PANORAMASPORT.AL