Thursday, 26. February 2026
Sport

Qyteti i Dortmundit i veshur verdhë, askush nuk mendon diçka tjetër pos futbollit

GS 27/05/2023 1 Min. Lesezeit

Po afrohen minutat e ndeshjes më të rëndësishme të sezonit për Borussia Dortmundin.

Dortmund do të përballet kundër Mainz në javën e fundit të Bundesligas në stadiumin “Iduna Park” dhe në rast të një fitoreje shpallen kampion, shkruan Lajmi.net

  

Qysh në orët e hershme të mëngjesit, tifozët kanë dalë në qytetin e Dortmund të veshur të gjithë me fanellën e verdhë.

Ndeshja kundër Mainz nis nga ora 15 e 30 dhe në rast se arkëton tre pikë, ata fitojnë titullin e Bundesligas pas një kohe tejet të gjatë.

Kujtojmë që BVB është vetëm dy pikë para Bayern Munich (70 me 68)./Lajmi.net/

 

  


Teilen: