Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Ra nga biçikleta, ndahet nga jeta pjesëtari i stafit të Kaiserslauternit

GS 11/07/2024 1 Min. Lesezeit

Peter Miethe, kreu i pajisjeve teknike të ekipit gjerman të futbollit Kaiserslautern, vdiq pas një aksidenti me biçikletë që ndodhi në Burgusio në Val Venosta. Skuadra e Kaiserslauternit luan në Bundesliga 2, divizioni i dytë i futbollit gjerman.

Miethe, i njohur në skenën e futbollit gjerman, ra nga biçikleta dhe u plagos rëndë. Ekipet e shpëtimit u përpoqën për një kohë të gjatë në vendin e aksidentit, por nuk arritën t’i shpëtonin jetën.

Kaiserslautern vendosi të ndërpresë grumbullimin dhe të kthehet në Gjermani në shenjë zie.

Teilen: