Monday, 31. August 2026
Sport

Rabiot drejt rinovimit, Cardinale takon nënën-agjente të lojtarit! Tomori rrezikon tribunën

GS 31/08/2026 2 Min. Lesezeit

Milani kërkon ta mbajë fort mesfushorin Adrien Rabiot. Ka qenë vetë pronari i klubit kuqezi, Cardinale, i cili ka folur personalisht me nënën-agjente të francezit, Veronique.

Ka pasur takime mes tyre, por pa shkuar ende në zemër të çështjes. Sinjalet janë pozitive dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet akordi i ri. Rabiot ka kontratë me Milanin deri në 2028-ën dhe objektivi i klubit është për ta zgjatur atë deri në vitin 2031.

Te kuqezinjtë ka edhe lëvizje të tjera. Fikayo Tomori konsiderohet i panevojshëm nga trajneri Amorim dhe nga klubi, që nuk ka në plan të integrojë në skuadër. Mbrojtësi anglez ka kontratë deri në 2027-ën dhe për momentin nuk ka oferta konkrete mbi tavolinë.

Në janar pëlqehej nga Juventusi dhe Tottenham, që ofronin deri në 25 milionë euro, kurse javët e fundit kishte interes nga Aston Villa për ta rikthyer në Premier League. Deri në fund të merkatos do të shihet çfarë do të ndodhë, por situata e momentit nuk është aspak e mirë as për klubin dhe as për lojtarin. Linja e Gerry Cardinale është e qartë: largim, ose tribunë deri në sesionin e ardhshëm të merkatos në janar.

Youssouf Fofana ndodhet në një situatë tjetër, pasi duket se e ka gjetur ekipin e ri. Ai do të kthehet në Francë, te Lioni, ku do të ritakohej me ish-trajnerin Paulo Fonseca. Pas Nkunku (Leipzig) dhe Gimenez (Porto), Milani kërkon të sistemojë edhe Tomorin.

Teilen: