Saturday, 4. April 2026
Sport

Rabiot: Nuk e mendoj fare rikthimin te PSG

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Adrien Rabiot, mesfushori i Juventusit, foli gjithashtu për një rikthim të mundshëm te PSG gjatë një interviste për “L’Equipe”, pas ndeshjes së mbrëmshme që Franca e fitoi ndaj Irlandës.

“Jo, për momentin nuk ka, mendoj se nuk ka fare shanse.

Jam i fokusuar te Juventusi dhe Franca. Jam i kënaqur me atë që bëmë sonte, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Duke u rikthyer për të luajtur në “Parce des Princes”, Rabiot e përshkroi këtë moment.

“Jam rritur në këtë stadium, kam luajtur shumë ndeshje dhe kam jetuar një pjesë të mirë të karrierës si i ri. Është gjithmonë kënaqësi të kthehem për të luajtur në këtë stadium”.

Teilen: