Një tjetër futbollist do të largohet nga futbolli evropian për të vazhduar karrierën në Lindjen e Mesme, saktësisht Arabinë Saudite.
Mesfushori Adrien Rabiot gjatë kësaj jave pritet të prezantohet tek Al-Nassr, skuadër tek e cila do ta ketë bashkëlojtar yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Mësohet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Rabiot te skuadra saudite do të transferohet si lojtar i lirë pasi ka më shumë se dy muaj që është pa klub.
Ai me Al-Nassr do të firmos kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa do të ketë pagë vjetore prej 20 milionë eurosh.
Rabiot së fundmi ishte pjesë e Juventusit dhe për ekipin italian ka luajtur prej vitit 2019, ku ka fituar 1 titull kampioni, 2 kupa dhe një Superkupë të Italisë.
Reprezentuesi i Francës, karrierë në Evropë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini dhe Toulouse.