• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Racizmi kundër Vinicius, policia arreston 4 tifozë

24/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Madridit ka arrestuar katër persona të dyshuar për nxitje të urrejtjes në rrjetet sociale kundër yllit të Real Madridit, Vinicius Jr.

Incidenti ndodhi në ditët para derbit të fundit në kryeqytetin spanjoll, që u zhvillua në “Metropolitano” më 29 shtator.

Tifozët e supozuar “Colchoneros” inkurajuan shokët e tyre që të merrnin pjesë gjatë ndeshjes ndërqytetase në një iniciativë fyerjesh raciste dhe poshtëruese ndaj yllit të Real Madridit.

“Ata i nxitën tifozët përmes rrjeteve sociale të shkonin në stadium për të shqiptuar fyerje raciste ndaj lojtarit brazilian”, thuhet në deklaratën e policisë.

Kjo e fundit nuk e ka përjashtuar mundësinë e arrestimeve të reja në të ardhmen lidhur me këtë çështje. Policia spanjolle sqaroi se ka nisur hetimet pas paraqitjes së tri ankesave nga La Liga për atë ndeshje që hyri në histori edhe për shkak të teprimeve të tjera të tifozëve vendas.

Në rezultatin 1-1, ndeshja derbi e Madridit u ndalua për goditjen me çakmakë të portierit Thibaut Courtois.

Dënimi disiplinor për këtë ishte një ndeshje pa tifozë e Atletico Madridit dhe gjobitja e klubit.

 

 

Next Post

Fitorja me vuajtje në Champions, Inzagi: Na mungoi edhe Asllani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.