Sfida Shqipëri-Serbi sotme në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë ka krijuar radhë të gjatë në kufi.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën shqiptare në Shkup, ka vendosur të shpërndajë ujë te të gjitha automjetet që presin radhën në temperatura të larta për të kaluar kufirin në Bllatë – Dibër.
Pikat kufitare kanë nisur një procedurë më të thjeshtuar, për të mundësuar kalimin në territorin shqiptar më lehtë, raporton TopChannel, përcjell kosovapress.