Milani zbret sot në fushë ndaj Sasuolos për ndeshjen e Kupës së Italisë, me objektivin e qartë për të kaluar turin pa shumë telashe ndaj skuadrës e cila tashmë është pjesë e Serisë B.
Fonseka ka bërë rotacion në radhët e ekipit, por nuk i ka kursyer të gjithë, pasi ka hedhur në fushë emra si Reijnders e Fofana, pa harruar këtu edhe Rafael Leaon, i cili kompleton repartin e sulmit me Loftus-Çik, Çukvueze dhe Abraham.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-2-3-1): Sportielo; Kalabria, Tomori, Pavloviç, Terraçiano; Fofana, Reijnders; Çukvueze, Loftus-Çik, Rafael Leao; Abraham.
Trajner: Paulo Fonseka
SASUOLO (4-2-3-1): Satalino; Paz, Odenthal, Muhameroviç, Pieranjolo; Ianoni, Obiang; Volpato, Kaligara, Antiste; Mulatieri.
Trajner: Fabio Groso
PANORAMASPORT.AL