Milani vazhdon ndjekjen e skuadrave kryesuese në Serinë A dhe shpreson që të shkurtojë diferencën këtë fundjavë. Por për ta bërë këtë, nuk do të ketë ndihmën e Rafael Leaos.
Portugezi vazhdon të vuajë ende probleme fizike dhe ndonëse në ditët e fundit është stërvitur me rregullsi me grupin, trajneri Stefano Pioli ka vendosur që të mos rrezikojë futbollistin, duke menduar më shumë për sfidën pasardhëse. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai nuk ka grumbulluar lojtarin për sfidën e nesërme, ashtu si edhe Simon Kjaer.
Milani luan të mërkurën në Ligën e Kampioneve një “finale” për kualifikimin përballë Njukasëll në transfertë dhe ndihma e Leaos do të duhej më shumë në sfidën ndaj britanikëve,.
Ndaj sulmuesi do të jetë në tribunë si spektator këtë fundjavë, me objektivin për të qenë në formë maksimale në duelin e Champions, i cili ka një rëndësi shumë të madhe për projektin e kuqezinjve.
PANORAMASPORT.AL