• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rafinha nuk luan në finalen e Supërkupës së Spanjës

12/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i mirë dhe një i keq për Xavi Hernandezin, pas gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës kundër Osasuna-s.

Lajmi pozitiv ishte rikthimi i Pedrit, ndërsa ai negativ, dëmtimi i Rafinja-s. Me një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës, braziliani duhej të largohej nga fusha para mbylljes së pjesës së parë dhe do të humbasë finalen kundër Real Madridit.

Gjatë aksionit, në të cilin u rrëzua, Rafinja ndjeu një ‘goditje’ në kofshën e tij, për këtë arsye kërkoi menjëherë zëvendësim.

Menjëherë më pas, pa u ngrohur as në fushën e lojës është futur Lamine Xhamal.

Braziliani, i cili qëndroi në zonën e stolit, dukej i mërzitur nga problemi i tij i dytë i muskujve në këtë sezon. Këtë të premte, lojtari do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore në Riad.

Rafinja do t’i nënshtrohet një MRI për të zbuluar më në detaje shkallën e dëmtimit, megjithëse kthimi i tij vështirë se do të ndodhë përpara Barça-Viljarreal në La Liga, në fund të janarit.

Tani për tani, “infermieria” blaugrana ka pesë pacientë: Ter Stegen, Kanselo, Markos Alonso, Gavi dhe Rafinja. Mbrojtësi portugez e ka shumë të vështirë për të luajtur në finalen e Superkupës së Spanjës, të dielën, por ende nuk është përjashtuar si mundësi.

Next Post

Armend Misini largohet nga Dinamo

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.