Babai i Granitit dhe Taulantit, Ragip Xhaka, ka treguar një detaj interesant.
Ndër tjera, ai foli për momentin e ndeshjes Serbi-Shqipëri e zhvilluar në Beograd në tetor të vitin 2014.
“Ka qenë shumë e rëndë si prind me pa këtë situatë.
Taulanti e ka mbrojt flamurin për të mos u shkelur në Beograd.
Unë isha me familje duke e shiku në Prishtinë. Shoqja ime ka thënë në atë moment: Çohu se na e mytën djalin.
Unë jam krenar se as qerpiku i syrit s’ju ka livrit”, tha Xhaka për emisionin Frontal .
Granit Xhaka luan në Leverkusen e Taulanti në Basel. .