Sunday, 12. April 2026
Sport

Rahoveci 029 fiton dramën ndaj Vëllaznimin

GS 10/11/2025 1 Min. Lesezeit

Basketbollistët e Rahovecit 029 kanë shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në kuadër të Superligës së Kosovës.

Të hënën, në Prizren, ku Rahoveci ishte në cilësinë e vendasit, triumfoi me rezultatin e ngushtë 81:80, në kuadër të xhiros së pestë.

Në fakt, Rahoveci 029 në sekondat e fundit siguroi fitoren me pikët e Eliot Pecit pasi rezultati ishte i barabartë, me Vëllaznimin që synonte vazhdimet.

Ndeshja ishte e fortë dhe e barabartë në përgjithësi, ku dallimi u bë në nuanca të vogla nga skuadra e Rahovecit.

Çerekun e parë dhe të tretë, Rahoveci 029 e fitoi me një pikë diferencë 22:21 dhe 18:17 ku në periudhën e tretë barazoi 17:17, përpara se ta humb të katërtin 25:24 por që arriti të triumfojë.

Për ekipin që po debuton këtë sezon në Superligë, kjo është fitorja e dytë kurse Vëllaznimi regjistroi humbjen e katërt.

Kentrell Pulian me 25 pikë, 8 kërcime e 6 asistime ishte më efikasi te Rahoveci 029, ku u veçua edhe Isiah Umipig me 21 pikë të shënuara.

Ndërkohë, te Vëllaznimi më i dalluari ishte Leo Colimerio me 18 pikë të realizuara.

Teilen: