Tuesday, 6. October 2026
Sport

Rahoveci 029 nuk di për fitore në Superligë

GS 06/10/2026 2 Min. Lesezeit

Rahoveci 029 është skuadra e vetme në këtë sezon të Superligës së Kosovës në basketboll që ende nuk ka regjistruar fitore.

Pas tri xhirove të luajtura, Rahoveci 029 ka regjistruar po aq humbje dhe zë vendin e fundit në tabelë me 3 pikë, sa i ka edhe Sigal Prishtina por që ka një fitore karshi dy disfatave dhe është e parafundit.

Humbjen e fundit, Rahoveci 029 e pësoi të hënën mbrëma nga skuadra e Borës, e cila triumfoi në kryeqytet me shifrat 84:65.

Bora ka tri fitore, sa i ka edhe Bashkimi, skuadra këto që së bashku ndajnë dy pozitat e para në tabelë me nga 6 pikë të tubuara.

Në xhiron e fundit, Bashkimi mposhti Trepçën 84:76 për t’ia shkaktuar humbjen e dytë rresht në kampionat pas asaj nga Peja dhe tani kampionia në fuqi është e katërta në tabelë me katër pikë.

Nga katër pikë i kanë edhe Vëllaznimi e Golden Eagle Ylli, skuadra që fituan në kuadër të xhiros së tretë, duke e mposhtur Pejën, përkatësisht Sigal Prishtinën.

Vëllaznimi triumfoi 99:90 kurse Ylli me shifrat 88:82, ndeshje këto që i fituan në udhëtim, në Pejë përkatësisht Prishtinë.

Në pozitën e tretë në tabelë është Peja me pesë pikë të grumbulluara.

Teilen: