• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rahoveci e fiton finalen e parë të plejofit në hendboll

18/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rahoveci e ka bërë të dielën mbrëma një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës në hendboll.

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, para një numri të madh shikuesish, Rahoveci e mposhti Kastriotin e Ferizajt në ndeshjen e parë të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës. Rezultati në fund ishte 28:25.

Tani Rahovecit i duhet vetëm edhe një fitore për ta fituar titullin e dytë rresht. Ndeshja e dytë është të enjten mbrëma në Ferizaj. Ndërkohë ndeshja e tretë eventuale do të luhet pas një jave në Rahovec.

Kastrioti e nisi ndeshjen me seri 3:0. Por vendasit u përgjigjën shpejt për epërsinë 6:4. Më pas u luajt ndeshje e barabartë deri në minutën e 20-të. Pas barazimit 12:12, vendasit shënuan shtatë gola rresht për ta përfunduar pjesën e parë me epërsi 19:12. Por ferizajasit nuk u dorëzuan. Rritën angazhimin në pjesën e dytë dhe u afruan në tri gola, 24:21. Ia dolën të afrohen disa herë në tri gola, por jo edhe më shumë.

Kështu festa në fund ishte për vendasit.

Mali Luzha ishte më efikasi te Rahoveci me gjashtë gola. Pesë i shënoi Victor Alonso, katër prej tyre nga penalltia. Nga katër i shtuan Alban Haziri, Egzon Gjuka e Jon Muqolli.

Te Kastrioti, Lulzim Shabani i shënoi shtatë gola. Gjashtë i kishte Deniz Terziqi e nga katër Besnik Bytyqi e Beni Sula.

Next Post

Bashkimi fiton përballjen dramatike ndaj Trepçës – gara për titull vazhdon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.