Rahoveci përgatitet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra e Rahovecit po përforcohet me synime të qarta, për rezultate sa më të mira në edicionin e ri.
Futbollisti me përvojë, Erald Hyseni, do të veshë fanellën e Rahovecit.
“Ish – futbollisti i KF Luftëtarit, KS Besa Kavajës, KF Egnatias, KF Skënderbeut, e në edicionin e kaluar ishte te KF Tomori,
Erald Hyseni i cili luan në pozitën e mesfushorit edicionin e ri do ta djersitë fanellën e KF Rahovecit.
Kënaqësi për ne të kemi në radhët tona një futbollist e djalosh si ai.
Rrugën e suksesit synojmë ta arrijmë bashkërisht”, njofton KF Rahoveci.