• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rajoni i Ferizajt “trondit” FFK-në – Abazi: Nesër dalim me kandidatin tonë

25/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i futbollit Ferizaj, me president Lulzim Abazi, ka kundërshtuar publikisht kandidaturën e Iljaz Mjakut për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Abazi ka deklaruar se Iljaz Mjaku është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së që nga viti 2005 dhe aktualisht ushtron edhe funksionin e kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt.

Sipas tij, një person nuk mund të mbajë njëkohësisht dy pozita kaq të rëndësishme në strukturat e futbollit.

“Nuk e ka përkrahjen e klubit Ferizaj. Nuk i kemi dhënë letër përkrahje. Nuk është e ndershme me mbledhë nënshkrime, me keqpërdor punën e nënshkrimeve, duke mos u treguar të vërtetën shkollave të futbollit se për çka i duhen”, tha Abazi për “Bota sot”.

Abazi tha se nuk e ka përkrahjen e klubit të Ferizajt, anëtar i Superligës së Kosovës.

“Nuk e ka përkrahjen nga klubi ku unë jam. Mjaku, është kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt. Nuk mundet t’i mbaj dy poste z. Iljaz Mjaku”, nënvizoi Abazi.
Kryetari i FC Ferizaj tha se nesër do të dalin me kandidatin për KE të FFK-së.
“Qysh nesër, ne si FC Ferizaj me disa klube dhe shkolla të futbollit, do të dalim me kandidatin tonë për KE FFK-së”, thotë Abazi.

Lidhja Rajonale e Futbollit të Ferizajt ka bërë të ditur se zgjedhjet për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin 2026-2030 do të mbahen në javën e tretë të janarit përkatësisht me 17 janar.

 

Next Post

Rajoni i Ferizajt “trondit” FFK-në – Abazi: Nesër dalim me kandidatin tonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.