Wednesday, 6. May 2026
Sport

Rakitic, një foto me Modric dhe një mesazh për tifozët e Milanit: Nuk e dinë sa me fat janë

GS 03/08/2025 1 Min. Lesezeit

Luka Modric është një lojtar i ri i Milanit. Mesfushori ka përmbushur ëndrrën e tij të fëmijërisë për të veshur fanellën e kuqezinjve dhe tifozët e Milanit do të kenë mundësinë të shohin një tjetër fitues të Topit të Artë të luajë në San Siro.

Ivan Rakitic, ish-futbollisti kroat dhe drejtor teknik aktual i Hajduk Split, postoi një foto në Instagram me një mesazh për tifozët kuqezinj.

“Ata nuk e dinë sa me fat janë, vëlla!!! Paç fat, gjithmonë pranë teje!!! Faleminderit, vëlla, që më vizitove!” shkroi ai përkrah një fotoje të tij së bashku me Modric.

Teilen: