Thursday, 12. March 2026
Sport

Rakowi i Polonisë synon Muslijën

GS 07/07/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija është bërë objektiv i ekipit nga Polonia, Rakow Czestochowa.

Madje, thuhet se futbollisti i Kombëtares së Kosovës po shihet si përforcim i madh për ekipin polak që po synon të siguroj shërbimet e tij.

Muslija pritet të largohet këtë verë nga Freiburgu, ndërsa ka tërhequr interesimin e skuadrave nga Turqia e Gjermania.

Në fakt, thuhet se Rakowi ka kontaktuar me përfaqësuesit e 27-vjeçarit dhe i ka ofruar mesfushorit pagë mujore prej 50 mijë euro, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta bindur.

Thuhet se bisedimet ndërmjet palëve do të vazhdojnë dhe se ekipi nga Polonia është i fiksuar pas Muslijës që ka kontratë me Freiburgun deri në vitin 2028.

 

 

 

Teilen: