Bajern Mynih do të ngelë pa trajner në fund të sezonit, pasi Tomas Tuhel do të shkarkohet nga pankina.Bavarezët janë në kërkim të zëvendësuesit të tij. Kohëve të fundit është përfolur se Ralf Rangnik do të ishte ideali, por edhe kjo pistë ka rënë.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano bën të ditur se austriaku ka refuzuar propozimin e drejtuesve të Bajernit. Ai nuk ka zbuluar detaje por thjesht raportuar se ky vendim është marrë për arsye personale.
Pas Çabi Alonsos dhe Jurgen Nagelsman, edhe Ralf Rangnik i thotë jo rekordmenëve gjermanë. Tashmë ata duhet të gjejnë një emër të ri.
🔴🇩🇪 Bayern were just waiting for Ralf Rangnick to accept their proposal with announcement set for next week; but he rejected due to personal reasons.
After Xabi Alonso and Nagelsmann, also Ralf Rangnick says no to Bayern. ⛔️
↪️ Talks over new coach will re-start immediately. pic.twitter.com/pmjRaEyq9T
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 2, 2024
PANORAMASPORT.AL